Rio Ferdidand thotë se Manchester United duhet t’i japë menaxherit të tyre të ri kohën dhe mbështetjen për të kthyer klubin në gjendjen e mëparshme.
United do të emërojë trajnerin e Ajaxit, Erik ten Hag si teknikun e tyre të pestë të përherhshëm që kur Sir Alex Ferguson u largua nga Old Trafford në vitin 2013.
Ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq, Ferdinand beson se klubi i tij i vjetër duhet t’i besojë Ten Hag, ashtu siç bëri Arsenal me Mikel Artetën, nëse do të kenë ndonjë shans për t’u rikthyer në krye.
“Manchester United është padyshim tani në kërkim të një trajneri të ri dhe shpresojmë se gjërat në klub do të ndryshojnë”, tha Ferdinand.
“Nëse shikoni Arsenalin, ata kanë gjetur trajnerin, kanë besim tek ai dhe e kanë lejuar të bëjë disa gjëra ku shumë njerëz ndoshta e kanë ndryshuar. Si për shembull me situatën e Pierre Emerick Aubameyang, ku njerëzit mendon se ai është një lojtar i madh dhe ju duhet ta mbani atë”.
Ferdidand tha se United – i cili përfundoi i dyti në Premier League sezonin e kaluar dhe aktualisht është i shtati – duhet të pranojë aty ku janë aktualisht dhe të ndërmarrë nëj rindërtim të madh./Arbresh.info
Ferrari del jashtë kontrollit, katër të lënduar në një aksid...
OBSH: Numri i rasteve të konfirmuara të hantavirusit rritet ...
Peticioni i tifozëve të Real Madridit për të larguar Mbappen...
Rast i rëndë në Linz të Austrisë, dyshohet se burri vrau gru...
Merret vendimi se a do të luajë Mbappe ndaj Barcelonës në ‘E...
Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë ...