Janë shtuar rastet e raportuara në Polici për kapje të parave të falsifikuara.
RTK ka qenë në Agjensinë e Kosovës për forenzikë ku edhe bëhet ekzaminimi i monedhave dhe monedhave metalike që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas tyre vetëm në tremujorin e fundit divizioni i ekzaminimit i kartmonedhave ka pranuar 200 raste të parave të falsifikuara.
Ditë më parë , Enver Ademit dikush i shkoi në market me 50 euro të falsifikuara, të cilat i vërejti pasi ato i kontrolloi paraprakisht.
“Po ka pasur tentim me ma lëshu paren e falsifikuar e kam marrë dhe e kam shikuar në këtë mënyrë e kam parë që sështë origjinal i kam thënë nuk është për mu kjo”, tha Enver Ademi, shitës.
Në Kosovë ditët e fundit kanë filluar të qarkullojnë kartëmonedha dhe monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara. Vendet ku po tentohen të kryhen pagesat me para të falsifikuara janë edhe pikat e karburanteve. Njëri nga menaxherët e një pike i tha RTK-së parapa kamerës se ditë më parë ka pranuar 500 euro të falsifikuara nga një person dhe se tashmë policia po merret me këtë rast.
Shpeshtimi i rasteve ka bërë që institucioni që merret me ekzaminimin e të hollave të rrisë punën.
“E kemi shenjën e ujorit e cila është shumë e rendesishme ku vërehet se tek e falsifikuara nuk shihet fare”, Feriz Selimaj- ekspert I forenzikes se monedhave.
Eksperti i forenzikës tregon se edhe te numrat serikë vërehet paraja e falsifikuar.
Pas përfundimit të ekzaminimit, këta të fundit bëjnë edhe raportin të cilin më pas e merr hetuesi i policisë, i cili është marrë me rastin e që cilësohet vepër penale.
Sipas statistikave që i posedon Agjencia e Kosovës për Forenzikë, në tremujorin e vitit 2022 nga 200 raste që kanë pranuar, janë gjetur 60 kartëmonedha të falsifikuara.
Ditë më parë në raportin e policisë janë publikuar 14 raste për të cilat policia ka filluar hetimet ndaj personave që kanë deponuar para të falsifikuara në bankat e vendit, markete dhe pika të karburanteve e që ka pasur edhe të arrestuar.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...