Presidenti ukrainas, Zelensky i ka bërë thirrje Bidenit të vendosë më shumë sanksione kundër Rusisë gjatë një bisede telefonike të premten.
Sipas burimeve, Zelensky i kërkoi në mënyrë specifike Biden-it të rrisë përpjekjet për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe të shtojë sanksionet ndaj elitës ruse. Zelensky përmendi gjithashtu mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare, raporton Cnn.
Zelensky dhe Biden biseduan për 49 minuta të premten. Gjatë telefonatës, Zelensky falënderoi Biden për masat e marra deri më tani, por gjithashtu i kërkoi atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit./arbresh.info/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...