Presidenti francez Emmanuel Macron tha se furnizimet ushqimore evropiane dhe afrikane do të “destabilizohen thellësisht” nga lufta Ukrainë-Rusi.
Ndërsa ka mbajtur një konferencë për shtyp pas një samiti të liderëve të BE-së në Versajë, ditën e sotme, Macron tha se Evropa ëshët destabilizuar nga lufta në këtë drejtim dhe mund të jetë më keq në 12 deri në 18 muaj e ardhshëm.
“Evropa jonë tashmë është e destabilizuar nga lufta në këtë drejtim dhe mund të jetë më keq në 12 deri në 18 muaj”, tha Macron.
Ai paralajmëroi se si Evropa edhe Afrika do të destabilizohen thellësisht në furnizimet ushqimore.
Gjithashtu, ai shtoi se liderët evropianë do të bëjnë gjithçka që e konsiderojmë efektive dhe të dobishme për të ndaluar Rusinë në këtë rrugë agresioni ndaj Ukrainës.
Udhëheqësi francez tha se do të flasë sërish me presidentin rus Vladimir Putin së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Rusia dhe Ukraina janë lojtarët kryesorë në tregtinë globale bujqësore , me të dyja vendet që përbëjnë një të katërtën e eksporteve botërore të grurit, të misrit e të vajit të lulediellit./tch/
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...