KFOR-i ka njoftuar se ushtria e Komandës Rajonale Perëndimi ka përfunduar sot stërvitjen e përbashkët të evakuimit Swift Rescue (Shpëtim i shpejtë), në mbështetje të misionit të KFOR-it
Sipas njoftimit të KFOR-it stërvitja në e realizuar në përputhje me masat anti-COVID është realizuar duke vepruar me skenarë të kontrollit të turmës, aktivitete të kontrollit të trazirave, ushtrime për lirinë e lëvizjes dhe operacione për të siguruar objektiva të ndjeshëm, që të gjitha synojnë ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie në sinergji totale me homologët aleatë.
“Në veçanti, gjate stërvitjes, asete italiane, moldave, sllovene dhe të Maqedonisë së Veriut u vendosën në ish-aeroportin e Gjakovës dhe simuluan një skenar ndërhyrjeje të QRF (Forca e Reagimit të Shpejtë) me qëllim evakuimin e një LMT (Ekipi Monitorues Ndërlidhës)”.
“Ndërveprueshmëria ndërmjet komponentëve të ndryshëm shumëkombëshe, trajnimi i vazhdueshëm, njohja dhe krahasimi mbi procedurat e ndryshme tekniko-taktike për konsolidimin e aftësive operacionale, janë objektivat mbi premisën e detyrave të QRF-së e cila ka përfaqësuar gjithmonë një njësi të aftë për t’iu përgjigjur menjëherë dhe me vendosmëri situatave të krizës në mbështetje të njësive të NATO-s që kanë nevojë për një asistencë të tillë”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se KFOR-i mbetet i vigjilent për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet e Kosovës dhe për të mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mandatin e saj fillestar, gjegjësisht të një force të mbrojtjes civile në kuadër të organizatës më të gjerë të Sigurisë së Kosovës. /arbresh.info/

Laws: Viktimat kanë mbështetur UÇK-në, disa kanë qenë anëtar...
Konstituimi i Kuvendit, Basha mban sot mbledhje me kryetarët...
Kryeprokurorja: Kërkojmë që të akuzuarit të japin llogari dh...
Renovimi i objektit të Ministrisë së Bujqësisë, ngritet akta...
ZPS: Selimi mori pjesë në krime, kushëririn e tij e emëroi v...
Prokurori: Shohim përfshirjen e Veselit në krimet e ngritura...