Pas hetimeve disa mujore dje gjatë ditës në gjatë një aksioni në 21 lokacione në Pejë janë arrestuar 16 persona për fajde, shkruan arbresh.info.
Nga ky operacion në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 12 armë zjarri, 544 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 45.700 euro para kesh, 15 telefona celular, 10 automjete dhe dokumente të ndryshme. Gjithashtu me urdhëresë të prokurorisë është bërë ngrirja e përkohshme e 102 parcelave të tokës përfshi tokë bujqësore, objekte afarizmi dhe banimi.
“Regjioni Pejë 22.02.2022 – 06:00. Lidhur me veprat penale, pas hetimeve disa mujore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar me datën 22.02.2022 janë kontrolluar 21 lokacione të ndryshme në regjionin e Pejës dhe janë arrestuar 16 persona të dyshuar të gjithë meshkuj kosovarë. Nga ky operacion në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 12 armë zjarri, 544 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 45.700 euro para kesh, 15 telefona celular, 10 automjete dhe dokumente të ndryshme. Gjithashtu me urdhëresë të prokurorisë është bërë ngrirja e përkohshme e 102 parcelave të tokës përfshi tokë bujqësore, objekte afarizmi dhe banimi. Me vendim të prokurorit të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Arrestohen dhjetëra persona për fajde, Prokuroria e Pejës thërret konferencë të jashtëzakonshme
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...