Një person është arrestuar te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit i është sekuestruar një thikë dhe 52 gram substancë narkotike, shkruan arbresh.info.
I dyshuari është dërguar në mbajtjeje.
“Stacioni i Autobusëve, Prishtinë 22.02.2022-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti i janë gjetur dhe sekuestruar: një thikë dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 52 gram (lloji nuk është përcaktuar). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...