Një debat i Fjorit javën e kaluar me Melikun agravoi duke çuar në përjashtimin e saj. Shkak u bë një video intime e Fjorit që është bërë publike në rrjete sociale.
Meliku ia përmendi këtë video në debat e sipër dhe duke kaluar më tej në ofendime.
Fjori iu drejtua Albit me fjalët: “Ik gjej ndonjë gabele” dhe produksioni mori vendimin që të përjashtohet nga programi për komente raciste.
“Nuk e di pse u dha vetëm kur unë kam folur keq. Ju dhe e gjithë Shqipëria nuk e keni parë momentin kur Meliku më ka sharë nga familja dhe me krenari të madhe. I kam kërkuar falje të gjithë njerëzve që mund të jenë prekur nga reagimi im. Fjori në atë video nuk është Fjori e vërtetë. Fjori është shumë e dashur dhe madje njerëzit në rrugë i ndihmoj me sa mundësi kam se dhe unë studente jam. I ndihmoj dhe i jap lekë, por i dua shumë, thjesht ishte moment agravimi.Nëse Meliku më kërkon falje, dhe unë i kërkoj. Fjori në video nuk është Fjori raciste”, tha ajo.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...