Deklaratat e Rusisë se po largon trupat nga kufiri me Ukrainën janë të rreme, të paktën kështu shprehen SHBA dhe NATO.
Madje një zyrtar i lartë amerikan thotë se ditët e fundit në kufi kanë mbërritur 7000 trupa ruse shtesë.
Zyrtari nënvizon se Rusia mund të nxjerrë një pretekst “të rremë” me qëllimin për të pushtuar Ukrainën në çdo moment, raporton euronews.
Moska thotë se po largon trupat nga kufiri ukrainas pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake. Por, zyrtarët perëndimorë theksojnë se nuk kanë parë asnjë provë për të mbështetur këtë pretendim.
Rusia, e cila ka mohuar në mënyrë të përsëritur planifikimin për të pushtuar Ukrainën, e cilëson histeri shqetësimin perëndimor./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...