Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pas hapjes së pikës së vaksinimit kundër Covid-19, në sheshin “Zahir Pajazit”, ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen.
Ai ka thënë se vaksinimi është e vetmja mënyrë për uljen e rasteve nga Covid-19, ndërsa tha se nëse nuk vaksinohemi, kjo ditë e bukur sikur sot mund të na keqësohet dhe të mbyllemi prapë.
“Është një ngjarje me rëndësi të madhe në një ditë kaq të bukur, kur rastet kanë filluar të bien. Unë lus të gjithë qytetarëve të vaksinohen, nuk kemi zgjidhje tjetër. Vetëm në këtë mënyrë ne e mbajmë qytetin të hapur, restorante, palestrat sporti, ekonominë .Nëse nuk vaksinohemi kjo dite kaq e bukur mund te na keqësohet edhe pastaj ne prapë duhet t’i marrim masat ku unë nuk kam dëshirë me mbajt asnjë restorant mbyllur as për një sekondë asnjë palestër asnjë entitet po mi lënë me punuar si zakonisht”, tha ministri, përcjell arbresh.info.
Ai ka thënë se do të hapin edhe një pikë tjetër të vaksinimit në Kodrën e Trimave.
Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të vaksinohen./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...