Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dalë kundër vendimit të Ministrisë së Kuluturës për rinovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.
Në një reagim përmes Twitter, ambasadori Xhafer Devën e cilëson bashkëpunëtor të nazistëve
”Shumë të shqetësuar rreth planeve për ta restauruar shtëpinë e Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur i divizionit famëkeq SS ”Skanderbeg”. Asnjë histori nuk lahet. Mos e shtrembëroni të vërtetën për Holokaustin dhe krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët lokalë të tyre. Të mbrohen faktet”, ka shkruar Rohde.
”Kultura e memories dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore duhet të shihet si mundësi për t’u përballur me të kaluarën, në një mënyrë të hapur dhe të drejtë. Ambasada gjermane është e gatshme të mbështesë çfarëdo nisme të arsyeshme në kulturën e memories në Kosovë”, ka shkruar ambasadori./arbresh.info/
Memory culture and preserving cultural heritage must be taken as opportunities to deal with the past in an open, truthful way. The German Embassy is ready to support any reasonable approach to memory culture in Kosovo
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 7, 2022
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...