500 euro, pesë pikë negative, një vit pa patentë shoferë, për vushtrrinasin pasi voziti 114 km/h në pjesën e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Vushtrri, më 5 shkurt 2022
Sot, më 05.02.2022, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jug, gjatë detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përmes radarit ka identifikuar një veturë e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 114 km/h në zonën urbane apo në pjesën e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e përkohshme e patentë shoferit në kohëzgjatje prej një (1) viti, gjoba dhe masa këto të parapara me dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088 ./arbresh.info/


Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116