Dy qytetarë nga Tirana të moshave 66 dhe 76 vjeç nuk e fituan dot betejën me koronavirusin këtë të mërkurë duke e çuar në 3,180 numrin total të jetëve të humbura që prej nisjes së pandemisë.
Në ulje kanë ardhur këtë 24 orësh edhe infektimet. Autoritetet shëndetësore bën të ditur se nga 3,696 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 343 qytetarë, ose thënë ndryshe 1 në çdo 10 të dyshuar. Mesatarja më e ulët kjo që prej një kohe të gjatë në vendin tonë.
Harta e përhapjes së virusit shtrihet në 41 bashki, por Tirana kryeson listën me 165 raste të reja dhe pas saj vijnë Vlora me 17 raste, Fieri me 15, Saranda me 12 dhe Durrësi me 11 raste.
Ndryshe paraqitet situata në spitale ku numri të shtruarve ka pësuar një rritje të lehtë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...