Ata që jetojnë në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, nëse heqin dorë nga automjetet e tyre private, do të kenë mundësi të marrin një premio deri në 900 euro, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qyteti i Brukselit ka përgatitur një projekt pilot për të mbështetur transportin e qëndrueshëm dhe për të rritur cilësinë e ajrit.
Në përputhje me këtë, ata që jetojnë në Bruksel dhe që nga prilli i vitit 2021 heqin targat e automjeteve private, do të marrin mbështetje financiare.
Këta persona do të marrin një premio prej 500 deri në 900 euro në varësi të të ardhurave të tyre vjetore.
Kjo premio mund të përdoret edhe për anëtarësim sa i përket transportit publik të qytetit, por edhe për mundësi alternative, ndër të cilat është përdorimi i taksive.
Ata që dëshirojnë do të mund të përdorin sistemin e ndarjes së automjeteve, marrjen me qira të skuterëve dhe biçikletave elektrike.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116