Ilir Ferati sot ka marrë detyrën e kryetarit të ri të komunës së Istogut, nga kryetari i deritanishëm, Haki Rugova.
Ish-Kryetari Rugova , e uroi pasardhësin e tij Feratin për postin e kreut të komunës. Ju uroj punë të mbarë dhe shumë suksese në detyrën e re si Kryetar i Komunës së Istogut.
Ky lajm u bë i ditur përmes një postimi në Facebook në faqen zyrtare të komunës së Istogut, transmeton arbresh.info
Postimi i plotë:
Z.Ilir Ferati merr detyrën e Kryetarit të Komunës së Istogut
Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të ri të Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati nga kryetari i deritanishëm, z. Haki Rugova.
Ish-Kryetari Rugova , e uroi pasardhësin e tij Feratin për postin e kreut të komunës. Ju uroj punë të mbarë dhe shumë suksese në detyrën e re si Kryetar i Komunës së Istogut. Çdo fillim është i vështirë mirëpo unë jam i sigurt që ju do të tejkaloni çdo pengesë, tha nder të tjera ish –Kryetari Rugova.
Ndërkaq Kryetari i ri i Komunës së Istogut z.Ilir Ferati falënderoj kryetarin Rugova për pritjen që i është bërë si mik i familjes dhe bashkëpunëtor i ngushtë i babait të tij.
Dua të ju falënderoj edhe për punën e bërë deri më sot për qytetarët e Komunës së Istogut sepse fal punës suaj dhe angazhimit tuaj ne do ta kemi me të lehtë të qeverisim si dhe u shpreh se do të angazhohet fuqishëm për ndryshime pozitive në komunë.
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League