Drejtori shkollës “Yll Morina” në Gjakovë është kërcënuar nga një prind i një nxënësi në këtë shkollë.
Kërcënimi sipas Policisë së Kosovëështë bërë përmes telefonit.
Zëdhënës i policisë rajonale në Gjakovë, Nusret Gjurkaj tha për arbresh.info se është ndaluar një person për kanosje ndaj drejtorit të shkollës “Yll Morina”.
, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, shkruan arbresh.info.
“Datë 01.12.2021 rreth orës 16:00 , ankuesi drejtor i shkollës “Yll Morina” – Gjakovë, njofton se përmes telefonit ishte kanosur nga një prind i një nxënësi. Ankuesi deklaron se prindi i nxënësit e kishte kanosur përmes telefonit po ashtu edhe ofenduar me fjale “ta q….. familjen, nonen dhe baben, vi aty te mbys ki me pa çka ka me te gjete”, tha Gjurkaj për arbresh.info
Sipas tij, pas konsultimit me prokurorin kujdestar rasti iniciohet ”Kanosje” dhe i dyshuari pasi intervistohet me urdhër te prokurorit lirohet ne procedura te rregullt./arbresh.info/
Von der Leyen: Shqipëria po avancon me ritëm të shpejtë drej...
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...