Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pas sulmit të autobusit në Gllogjan të Decanit ku mbetën të vdekur tre persona dhe një i plagosur rëndë.
Ahemti ka dënuar ashpër këtë sulm, duke e quajtur c’njerëzor, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është i tronditur thellë nga ky lajm.
“Plaga e pashëruar rëndohet edhe më shumë nga skenat shokuese nga Gllogjani i Deçanit të Kosovës time. Jeta e njeriut është e shenjtë, Zoti e fal, Zoti e merr, jo njeriu. E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin çnjerëzor në Gllogjan që la viktima dhe të plagosur”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Hakerët iranianë sulmojnë Postën Shqiptare, Demo: Shërbimi v...
Pacolli paralajmëron: Krizat politike po rrezikojnë të ktheh...
Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga mediat të mos i publiko...
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Zbulohet lokali me lojëra fati në Shkodër, një i arrestuar d...