Policia italiane ka vendosur në pranga një të ri shqiptar.
Mediat e vendit fqinj, shkruajnë se 33-vjeçari është arrestuar në Prato, pasi dyshohet se ishte kreu i një bande grabitësish që operonte kryesisht në zonat e Firences, Pizës dhe Pistoias.
Gjykata ka vendosur të lë të burg të riun, ndërsa disa ditë më parë në pranga kanë rënë edhe disa shqiptarë të tjerë, të cilët dyshohen se i përkisnin të njëjtit grup. Grupi në fjalë është i implikuar për të paktën 12 grabitje.
Ata shënjestronin kryesisht vilat dhe banesat ku qëndronin të moshuarit. Shqiptarët hynin në këto shtëpi përmes dritareve apo duke thyer dyert kryesore me forcë e më pas grabisnin bizhuteri ose para./lapsi/
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj