Shoqata e Gastronomëve sot në ora 21:30, do të dal në protestë para Qeverisë së Kosovës. Arsyeja e kësaj proteste është për shkak të masave të reja anti-Covid 19.
Sipas masave të reja, orari i gastronomisë vazhdon deri në ora 23:00 por do të punojnë me masa kufizuese.
Lajmin për protestë e ka konfirmuar kryetari i Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, të publikuar mbrëmë në Facebook.
“Nesër, e diele, ora 21:30, ftoj të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë, duke i marrë automjetet tuaja për të protestuar kundër masave të reja, me sirena!! Kundërshtojmë masat duke e rujt shëndetin publik”, shkruan në postimin e tij Kllokoqi./arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116