Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thumbuar Vetëvendosjen për punësimet familjare të eksponentëve politikë në qeveri, për të cilat kanë raportuar mediat.
Ahmeti tha se vëllai i tij nuk punon që tri-katër vjet. Pos tij, Ahmeti ka përmendur edhe familjarë të tjerë.
“Tash po ia përmendin VV-së keni thonë që familjet i keni vec për dasma…”, ka filluar Ahmeti.
“Unë i kam katër dajë, gjashtë teze, tri halla, pesë axhallarë. Vëllau im nuk punon që tri-katër vjet, nëna ime është pensionuar, gruaja jem poashtu. Qysh ka ndodhur kjo? Ndodh vetë apo s’kemi leju”, është shprehur Ahmeti.
Shpend Ahmeti është kryetar i Prishtinës që dy mandate. E në zgjedhjet e fundit Ahmeti ka vendosur të mos kandidojë.
Në Prishtinë fitoi VV-ja me Arben Vitinë, ku shkoi në balotazh me LDK-në me Përparim Ramën.
Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen me 14 nëntor, do të përcaktojë se kush do të qeverisë Prishtinën në katër vitet e ardhshme.
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...