Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka lartësuar David de Gean si portierin më të mirë në botë, pasi spanjolli bëri paraqitje të shkëlqyeshme për t’i ndihmuar Unitedit ta mposhtë Villarrealin të mërkurën.
De Gea i bëri plot gjashtë pritje për ta udhëhequr Manchester Unitedin drejt fitores 2:1 ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve.
Shumicën e pritjeve ai i bëri në kohën kur ekipi spanjoll po e mbizotëronte Unitedin në Old Trafford.
Pas ndeshjes, Solskjaer e veçoi De Gean si lojtarin e ndeshjes, pavarësisht se Cristiano Ronaldo e shënoi golin e triumfit në çastet e fundit të ndeshjes.
“Fatmirësisht sonte e kishim portierin më të mirë në botë. David ishte fantastik. Në pjesën e dytë, ata e kishin topin më shumë, ishte lojë e hapur dhe ata e merituan epërsinë”, tha Solskjaer.
“De Gea e kishte një verë të vështirë. Ai shkoi në Euro dhe nuk luajti atje, por ai u rikthye me përkushtim, me punë të cilën e shijoj unë. Ai na shpëtoi sonte. Sot David ishte njeriu i ndeshjes”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...