Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme në vend, raporton Express.
Nga dita e martë dhe mërkurë me fillimin e stinës së vjeshtës, që këtë vit nis më 22 shtator, masa të ftohta ajrore depërtojnë nga Europa qëndrore, që do të sjellin kushte tipike vjeshtore me vransira dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Vende-vende priten mundësi edhe për riga shiu.
Nga dita e enjte më pas parashihet mot i kthjellët e me diell, nga e premta më ngrohtë, mirëpo me mëngjese mjaft të ftohta.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.
21.09 – Më ftohtë, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për riga shiu.
22.09 – Ftohtë, kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu.
23.09 – Pas mëngjesit më të ftohtë, ditën kryesisht me diell.
24.09 – Kryesisht me diell.
Temperaturat minimale luhaten nga 9C deri 13C, të enjten e të premten mund të zbresin edhe deri në 5C e 6C. Maksimalet të hënën në rritje deri në 25C, e deri ditën e mërkurë zbresin në 17C.
Të hënën do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-15m/s, e prej së martës kryesisht nga verilindja lehtë dhe mesatare 4-10m/s.
Shtypja atmosferike në rënie ditën e hënë, e nga e marta shënon rritje.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit