Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook dërgoi porosi me rastin e Ditës ndërkombëtare të demokracisë.
Në vitin kur Republika e Maqedonisë së Veriut feston 30 vite pavarësi dhe pjesëmarrje të pavarur në jetën e bashkësisë së popujve, shkruan Zaev, e festojmë edhe parimin e madh – se demokracia vjen nga populli për t’i shërbyer popullit.
Sipas Zaevit, dita e sotme është përkujtues se demokracia është dialog i dykahshëm mes qytetarëve në shoqëri, përfaëqsuar nga përfaqësuesit politik për të sunduar udhëheqja e mirë.
“Në Republikën tonë të Maqedonisë së Veriut demokracinë e ndërtojmë në inkluzivitet në barazi të të gjithëve pa përjashtim, dhe vetëm si e tillë është themel për zhvillim të qëndrueshëm dhe për respektim të të drejtave të njeriut. Kultivimi i demokracisë dhe institucioneve demokratike e përforcon kohezionin në shoqërinë tonë dhe e ndan prioritetin për bashkim në mënyrë që t’i realizojmë interesat kryesore shtetërore dhe prioritet kryesore nacionale”, shkruan Zaev.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë