Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, pas takimit me të në Berlin.
Gjatë fjalës së tij, Rama zbuloi tri çështjet kryesore që ka diskutuar me Kancelaren Merkel, duke u ndalur kryesisht te procesi i rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Gjithashtu, temë diskutimi mes Ramës dhe Merkelit ka qenë edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe bashkëpunimi rajonal.
“Diskutuam për nevojën e madhe që Shqipëria ka, në procesin e vështirë të rindërtimit, i cili duke u bazuar në raportin e dëmeve, hartuar në bashkëpunim me BE, përmban një shumë që është përtej të gjitha mundësive tona për ta përballuar të vetëm.
Kemi diskutuar dhe për perspektivën e integrimit të Shqipërisë dhe bashkëpunimin rajonal, ku roli i Gjermanisë ka qenë i jashtëzakonshëm me procesin e Berlinit.
Në fund, dëshiroj të shpreh të gjithë konsideratën për mënyrën si ka nisur puna e Komisionit Evropian, të them që një dimension më i qartë do të jetë një ndihmë e madhe për ne dhe të gjithë rajonin, tha Rama./apelmedia
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...