Muhamet Ramadani ka zënë vendin e shtatë në hedhjen e gjylës 6 kg në Kampionatin Botëror U-20 të atletikës, që po mbahet në Nairobi të Kenisë.
Atleti ynë në gjashtë tentimet e finales, hedhjen më të mirë e pati 18.97 metra. Vendin e parë e zuri kubanezi, Juan Gomez, me 19.73 metra.
Ramadani, nuk arriti të përsërisë rezultatin 19.92 m. të arritur një muaj më parë, kur u bë kampion i Evropës për U-20.
Sipas trajnerit të tij, Shaban Ramadani, kushtet klimatike bënë që Muhameti të mos arrij rezultat më të mirë./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...