Jose Mourinho raportohet se është pranë rikthimit të madh te Real Madrid, duke u përfolur si trajneri i ardhshëm i klubit madrilen.
Sipas mediave spanjolle, palët kanë arritur një marrëveshje paraprake për bashkëpunim, që do të shënonte një rikthim të bujshëm të teknikut portugez në “Santiago Bernabeu”.
Strategu portugez, siç raportohet, pritet të udhëtojë drejt Madridit pas ndeshjes së fundit të sezonit të Real Madridit, ku më pas do të finalizohen edhe detajet e marrëveshjes së re.
Nëse konfirmohet, ky do të ishte rikthimi i tij i dytë në krye të klubit madrilen, pas periudhës së mëparshme ku ai kishte drejtuar skuadrën në fillim të viteve 2010.
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës