Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka vizituar kontingjentin e FSK-së, të cilët janë duke marrë pjesë në shuarjen e zjarreve në Kukës.
Mehaj, ka thënë se ushtarët e FSK-së, bashkë me forcat e Shqipërisë, si një trup i vetëm po vazhdojnë betjen me zjarret.
Postimi i plotë:
Për të parë nga afër zhvillimin e operacionit në shuarjen e zjarrit në malin Shëmri, në zonën e Tunelit të Kalimashit, sot vizitova pjestarët e kontingjentit të FSK-së dhe pjestarët e kontingjentit të zjarrëfikësve nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave.
Dhembjen për dëmet e shkaktuara nga zjarri e mbisundonte ndjenja e krenarisë për ushtarakët tanë -heronj të vërtetë që me guxim, shpirt ekipi dhe shërbim vetmohues nderojnë emblemën tonë, Kombin dhe Atdheun.
Si një trup i vetëm, bashkë me vëllezërit dhe motrat tona të Shqipërisë, po vazhdojnë betejën me flakët deri në fund.
Së bashku më të fortë, në ditë të vështira me vëllezërit e motrat tona!/arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116