Rëndohet situata e vatrave të zjarrit në Kosovë, situata e rënduar më shumë shihet të jetë në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna, shkruan arbresh.info.
Nehat Koqinaj nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent për arbresh.info tha situata me zjarre gjatë ditës së sotme është më e rënduar mirëpo ekipet nga qytete të ndryshme kanë ardhur në ndihmë.
“Në Suharekë, Krushicë, Bukosh është ende aktive, dy ekipe janë duke vepruar nga orët e mëngjesit të hershëm. Ndërsa Peja, parku nacional Bjeshkët e Nemuna situata është më e renduar. Në reagim aktualisht me nga një ekipe janë nga 2.1. Peja 2.2.Kamenica 2.3.Malisheva.2.4. Klina 2.5.Gjakova dhe 2.6. Drenasi”, tha Koqinaj.
Ndërkaq zjarri në Viti , në lokacionin Letnice, është me 1 ekip në vend ngjarje, deklaroi Koqinaj për arbresh.info.
Kujtojmë se FSK ka evakuuar banorët në rajonin e Bjeshkëve të Rugovës nga pjesët ku zjarri ka arritur shumë afër shtëpive të banimit dhe po u rrezikon jetën atyre./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...