Anëtarja e Parlamentit Evropian si dhe raportuesja e përhershme për Kosovën, Viola Von Cramon – Taubadel, ka mbajtur sot një konferencë për media pas vizitës që i ka bërë Kosovës.
Ajo në këtë konferencë foli për një sërë çështjesh, përfshirë edhe çështjen e liberalizimit të vizave, shkruan arbresh.info.
E pyetur nga gazetari i arbresh.info se a është tashmë liberalizimi i vizave i lidhur direkt me dialogun Kosove-Serbi, ajo u shpreh se nuk ishte në dijeni për këtë gjë.
“Nuk kanë qenë të lidhura me njëra tjetrën dhe nuk jam në dijeni për këtë gjë”, u shpreh ajo shkurt, shkruan arbresh.info.
Von Cramon fajësoi Bashkimin Evropian për mos liberalizimin e vizave ndaj Kosovës.

Ajo duke folur për liberalizimin e vizave, tha se BE nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë.
“Kam qenë shumë optimiste por tash jam më hezituese. Kosova ka pasur një katalog të çështjeve të plotësuara dhe është e padrejtë. BE nuk i ka bërë ende detyrat e shtëpisë”, u shpreh ajo në konferencë.
Von Cramon po ashtu foli edhe për deklaratën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili kishte deklaruar se “nuk mund të shkoni ku të doni” .

Ajo arsyetoi atë, duke thënë se deklarata e tij ishte parafrazuar gabimisht dhe kritikoi mediet për këtë gjë.
“Deklarata e Lajcakut mendoj që është parafrazuar gabimisht, nuk e ka adresuar ndaj asnjë personi. Ndaj duhet të përmbahemi standardeve dhe nuk duhet ti parafrazojmë gabimisht”, u shpreh Von Cramon.

Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...