Ledjana dhe Mevlani kanë javë që nuk flasin e s’kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin dhe pse shumë mendonin se ata do të dilnin çift nga “Për’puthen”.
Një pjesë e mirë e publikut donte t’i besonte “dashurisë” së tyre, që madje momentin kulminant e kishte kur Mevlani i dedikoi Ledjanës një këngë.
Mirëpo, pas ndarjes konkurrentja hodhi një hije dyshimi se Mevlani mund ta kishte vjedhur këngën që i kishte dedikuar asaj. Në InstaStory, ajo publikoi një pjesë nga kënga “Ledjana” ku në fakt vihej re se nuk e këndonte Mevlani.
“Vjen së shpejti versioni origjinal”, ka shkruar Ledjana përkrah videos së shkurtër, duke treguar se për pak kohë do të zbulohet gjithë e vërteta.
Në fakt, pa i komentuar akuzat e Ledjanës, Mevlani ka vendosur ta fshijë këtë këngë nga Youtube.
“Ledjana” nuk gjendet më pas kërkimit dhe s’dimë ç’ndodhi vërtetë në prapaskenë mes të dyve.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...