Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar sot turneun e futbollit të madh, aktivitet ky që u mbajt në kuadër të Javës Olimpike 2021.
Pjesëmarrëse ishin ekipet e KOK-ut, Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Veteranët e futbollit, Gazetarët Sportivë dhe Estrada.
Turneun e fituan Gazetarët Sportivë, të cilët në finale mundën Komitetin Olimpik të Kosovës, me rezultat 5:0. Humbja e energjisë nga dy ndeshjet paraprake, bëri që lojtarët e KOK-ut, të mos tregojnë paraqitje të njëjtë si në takimet tjera.
KOK-u arriti të shënojë dy fitore. Fillimisht mundi Veteranët e futbollit, të cilët përbëheshin nga ish-futbollistë që kanë lënë gjurmë në futbollin tonë dhe Kombëtaren e Kosovës. Ndeshja u mbyll pa gola, ndërsa në penallti, olimpikët triumfuan 3:2.
Në gjysmëfinale, KOK-u u takua me MKRS-në, të cilën e mundi 3:0.
Gazetarët Sportivë, në gjysmëfinale shënuan fitore 5:2 ndaj Estradës, e cila në radhët e veta kishte këngëtarë dhe artistë të njohur.
Para kësaj ndeshje u mbajt një minutë heshtje në nderim të figurave të çmuara të artit, kulturës dhe sportit, këngëtarit Ismet Bogujevci dhe aktorit Rasim Thaçi Cima, të cilët u ndanë nga jeta muaj më parë.
Çmimi i lojtarit më të mirë shkoi për Fatos Preniqin e Gazetarëve Sportivë.
Trofeun fituesit të turneut ia dorëzoi presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ndërsa medaljet për vendin e parë u ndanë nga Fitim Arifi, drejtor i Departamentit të Sportit në MKRS dhe për vendin e dytë nga Faton Paqarada, pronar i kompanisë “Vlera Sport”, e cila dhuroi medaljet dhe trofetë enkas për këtë turne.
Turneu u organizua në stadiumin e “Ramiz Sadikut” në Prishtinë, të cilët KOK i falënderon për dhënien në shfrytëzim të stadiumit./arbresh.info/
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...