Andriy Yarmolenko i është bashkuar ‘lojës’ dhe ka argëtuar gazetarët e pranishëm në konferencë, por edhe shikuesit duke kërkuar punë nga Coca-Cola dhe Heineken, pasi shishet e këtyre dy kompanive u larguan nga Cristiano Ronaldo dhe Paul Pogba.
Kapiteni i Portugalisë, Ronaldo, doli në titujt kryesorë të Euro 2020 në fillim të kësaj jave, kur largoi dy shishe Coca-Cola nga tavolina e tij gjatë një konference shtypi.
Reagimi i yllit portugez thuhet se i kushtojë kompanisë së njohur plot 4 miliardë humbje, por kjo nuk është se i ndikoi edhe aq shumë, pasi ata deklaruar se “të gjithë mund të pinë çfarë të duan”.
Disa ditë më vonë, Paul Pogba bëri të njëjtën gjë duke larguar shishen e birrës Heineken nga tavolina, pasi ai njihet si një mysliman praktikues i devotshëm.
Megjithatë, jo të gjithë lojtarët dhe trajnerët janë në të njëjtën linjë sa i përket pijeve, çofshin të gazuara, energjike apo alkoolike.

Kapiteni i Ukrainës, Yarmolenko ka pushtuar rrjetet sociale së fundmi pasi është dukur të tallet me yllin e Juventusit në paraqitjen e tij të fundit para mediave në konferencën për shtyp.
Yarmolenko duke qeshur ka përqafuar mundësinë për të ndihmuar në reklamimin e pijeve Coca-Cola dhe Heineken, pasi ndihmoi Ukrainën të mundë Maqedoninë e Veriut me rezultat 2-1, ku ishte edhe golashënues.
“A mund të bëj diçka? Kam parë Ronaldon duke hequr shishe e Coca-Colas kohët e fundit”.
“Do të vendos Coca-Colan këtu, do ta vendos Heinekenin menjëherë përpara! Djelmosha, më kontaktoni!”, ishin fjalët e Yarmolenkos së vet ofruar për punë.
Ndryshe, së fundmi edhe mesfushori i Italisë, Manuel Locatelli dhe përzgjedhësi i Rusisë, Stanislav Cherchesov u bënë pjesë e ‘kampanjës.
Locatelli e largoi shishen sikurse Ronaldo, ndërsa Cherchesov mori një Coca-Cola, e hapi dhe e piu atë gjatë konferencës.
“I’m taking Coca-Cola, I’m taking Heineken. Get in touch with me!” ?@CocaCola, @Heineken, Andriy Yarmolenko wants to speak to you! ?#EURO2020 | #UKR pic.twitter.com/ma8hliC6Lg
— Goal (@goal) June 17, 2021
‘Please contact me, Coke and Heineken!’
Yarmolenko is all of us ?
(?: @EURO2020) pic.twitter.com/Bm3HcVC7Tq
— B/R Football (@brfootball) June 17, 2021
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur