Krenare Sogojeva Dërmaku është zgjedhur sot nga Kuvendi i Kosovës Komisionere për Informim dhe Privatësi.
Zgjedhja e saj në krye të këtij institucioni është pritur mirë nga Shoqëria Civile. Kështu edhe njohësi i çështjeve evropiane Demush Shasha ka mirëpritur zgjedhjen e saj në këtë pozitë, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, e gjithë zhurma që u bë kohëve të fundit për kinse ri-kapje të shtetit u vërtetuar se ishte veç zhurmë dhe asgjë e vërtet.
Ai shkruan se tij, Krenarja jo vetëm se është përfaqësuesja shembullore e një shërbyesi të devotshëm publik, por është edhe kandidati të cilin edhe Ambasada Britanike e vlerësoj me pikë më të larta gjatë procesi të kaluar të përzgjedhjes.
“Sot e gjithë ajo zhurmë për “ri-kapjen e shtetit” mori përgjigjen e merituar. Zgjedhja e sotme e Krenares si Komisionere për Informim dhe Privatësi është forma më e mirë për të luftuar fushatën dezinformuese e cila synon të relativizoj modelin e sotëm të qeverisjes me keqqeverisjen e 20 viteve të fundit”, ka shkruar në Facebook Shasha./ arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...