Sipas tij, ajo çfarë qytetarët kanë parë në media është vetëm një pjesë e gjithë ngjarjes.
“Sulmi kishte nisur më herët, në rrugën Eqrem Çabej, pranë Fakultetit të Filologjisë. Unë kam qenë me veturë në kolonë, gjersa ata, të udhëhequr nga Dardan Molliqaj, më kanë sulmuar me gurë dhe mjete të forta derisa unë kam qenë brenda në veturë. Më pas, ky grup ka qenë edhe më i ashpër dhe më janë afruar dhunshëm, dhe duke më kërcënuar e fyer më kanë detyruar të dalë nga vetura”, ka rrëfyer tutje Haxhijaj.
Ai thotë se Dardan Molliqaj dhe sulmuesit e tjerë e kanë tërhequr me dhunë nga vetura, duke e sharë e duke e kërcënuar edhe fizikisht.
“Këtë gjë e kanë bërë edhe derisa jam distancuar nga ta, derisa e kanë demoluar tërësisht veturën. Pak më pas kanë arritur Policia e Kosovës së cilës ua kam dhënë deklaratën zyrtare për ngjarjen. Dëshiroj të falënderoj Policinë e Kosovës për sjelljen dhe reagimin e tyre dhe shpreh keqardhjen time për sjelljet vandale të aktivistëve të partive politike opozitare”, thotë këshilltari i ministrit të Bujqësisë.
Ai më pas u ka dërguar edhe një mesazh familjarëve dhe miqve të tij.
“Gjithë miqtë e mi dhe familjarët i njoftoj se jam shëndosh e mirë dhe se unë do të vazhdoj të kryejë detyrën time me nder dhe përkushtim, siç kam bërë në çdo kohë, që nga periudha e luftës e deri tash”, ka thënë në fund ai.
Avionët italianë të NATO-s kapin avionin rus që po fluturont...
19 komuna përfunduan procesin në QNR, shtohet numri i tavoli...
Arratisja e Altin Ndocit, dalin para Gjykatës së Durrësit te...
Rrahmani në 11-shen ideale të fazës së parë në Seria A
Sulmohen fizikisht dy zyrtarë policorë në Kaçanik, njëri dër...
Vengu: Bashkëpunimi me SHBA hap mundësi të reja për trupat s...