Ish-presidenti i Kosovës, z.Behgjet Pacolli, ka komentuar ngjarjet e sotme që ndodhën në kryeqytetin e Kosovës të cilat i quan si një krizë të pashmangshme.
Ai ka thënë se “A e di kush tek institucionet e zbatimit të ligjit se arresti me burg është një masë ekstreme që nuk mund të përdoret badihava ndaj politikanëve si ndaj kriminelëve të zakonshëm?”.
Postimi i plotë i z. Pacolli në Facebook:
Për Krizën…
Në një postim të mëhershëm, unë i thërrisja vetëdijes shtetrore a kombëtare të atyre që merren me politikë, drejtuesve të institucioneve. I lusja të mendojnë për Kosovën, për qytetarin dhe jo për pushtetin personal.
Krizat pashmangshëm e shoqërojnë demokracinë, por shtetet e pjekura i kanë kapacitetet t’i zgjidhin ato. Ndaj i pyes këta drejtues sërish: Para se të krijohej bindja se marrëveshjet janë antikushtetuese a pati mjaftueshëm këshillim të qeverisë dhe debat ekspertësh se cili version duhet të mbante pala kosovare në negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi?
Para se të mbrrihej tek protestat, a mbaruan gjithë rrugët ligjore dhe kushtetuese? A duhet të ratifikohet një marrëveshje për Asosacionin dhe për kufirin në Kuvend apo qeveria ka atributin ekskluziv?
A ka punuar Presidentja të nxisë dialogun, debatin konstruktiv, të aktivizojë institucionet e tjera?
A e di kush tek institucionet e zbatimit të ligjit se arresti me burg është një masë ekstreme që nuk mund të përdoret badihava ndaj politikanëve si ndaj kriminelëve të zakonshëm?
E di që të gjithë po e mësojnë tani demokracinë, por ju lutem mos shkoni që në fillim tek gërma ZH e alfabetit.
Mos e rrënoni Kosovën se ajo nuk është e juaja.
Hapni sytë se ç’ndodh përreth jush, në rajon, në glob dhe jo thjesht në fshatin tuaj. Ulni armët e zemërimit dhe shërbejini paqes, ekonomisë, shtetit tonë të ri, shtëpisë sonë të përbashkët!!
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë