Gjatë kësaj jave nga njësitet policore të Podujevës, në 8 (tetë) aksione të ndara, janë arrestuar 8 persona për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës, njofton Policia.
Aksionet janë ndërmarrë në lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatrat Dumnicë, Dobratin, Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës, ku janë arrestuar 8 persona me urdhëresa të gjykatës.
Personat e arrestuar janë:
– -A. Sh mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë për vjedhje të rëndë),
– -G.Amashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë për vrasje në tentativë denim 3 vite),
-S.S mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë për ”Dëmtim i minjerave dhe mineraleve),
– -Sh. S femër 77 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, ( urdhëresë për armëmbajtje pa leje)
– -B. L. mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë të gjykatës për Lëndim trupor ),
– -L. D. mashkull, 47 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë për vjedhje),
– -A. D. mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë gjykatës për posedim të narkotikëve), dhe
– -F.S.mashkull,24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës për veprën Asgjësim apo dëmtim të pasurisë.
– Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresave të gjykatës janë proceduar më tej
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...