Marin konfirmim zërat për kalimin e Hansi Flick në stolin e kombëtares gjermane në përfundim të Euro 2020.
Ka qenë vetë Olivier Bierhoff që ka konfirmuar gjithçka. Menaxheri i përgjithshëm i ekipit kombëtares gjermane ka folur në lidhje me këtë temë për Abendzeitung.
“Kam besim se do të jetë Flick trajneri i ri, e di se sa i rëndësishëm është ai për Gjermaninë. Vendosëm të mos i intensifikonim bisedimet me të përpara se Bayerni të fitonte titullin, por mund ta bëjmë tani një gjë të tillë“, deklaroi ish-sulmuesi i njohur gjerman.
Joachim Low sipas të gjitha gjasave do t’i japë lamtumirën përfaqësueses së pancerave në momentin që Gjermania do të mbyllë aventurën në Euro 2020 me Low-n që do të largohet nga Gjermania pas plot 15 vitesh.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...