Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Torinos dhe Cagliarit.
Reprezentuesi suedez pësoi një lëndim gjatë fitores 3:0 ndaj Juventusit dhe sot iu nënshtrua testeve mjekësore, përcjell Gazeta Express.
Pioli konfirmoi se sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Torinos dhe nuk do të rikuperohet me kohë për t’u përballur me Cagliarin në ndeshjen e parafundit të sezonit.
“Lajmi i vetëm i keq është lëndimi i tij. Ai nuk do të jetë i gatshëm për nesër dhe të dielën ndaj Cagliarit. Të shohim se si shkojn shohim se si shkojnë gjërat javën e ardhshme” – u shpreh Pioli.
Milani momentalisht gjendet në vendin e tretë dhe po lufton për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...