Man City vs Chelsea, finale para finales

10:59 | 8 Maj 2021
A Z

Para se të përballen në finale të Ligës së Kampionëve, Manchester City dhe Chelsea do të testojnë njëri-tjetrin sonte në Premierligë.

Në orën 18:30, tifozët e të dyja skuadrave do të përjetojnë emocione të veçanta para finales së Champions League.

Ashtu si ajo finale, edhe kjo sonte llogaritet si një e tillë.

Manchester City kërkon që të shpallet kampion që sot në Premierligë, derisa Chelsea nuk dëshiron t’i mbajë shpresat te Championsi për të marrë pjesë edhe sezonin e ardhshëm dhe i duhet sonte patjetër fitore për të qëndruar në top katërshe, raporton Gazeta Express.

Në përgjithësi, për Pep Guardiolën dhe Thomas Tuchel do të jetë një sfidë testuese dhe përgatitëse për finalen e madhe të 29 majit, raporton Gazeta Express.

Formacionet e mundshme:

MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson; Joao Cancelo, Ruben Dias, Laporte, Mendy; Rodri, Gündoğan, De Bruyne; Mahrez, Agüero, Sterling.

CHELSEA (3-4-2-1): Mendy; Zouma, Thiago Silva, Rüdiger; James, Jorginho, Kanté, Alonso; Mount, Pulisic; Havertz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme