Në nderim të qytetarëve francezë, të cilët humbën jetën të shtunën si pasojë e sulmit terrorist në Paris, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi sot Ambasadën e Francës në Prishtinë dhe u nënshkrua në librin e zisë.
“Sulmet mizore ndaj qytetarëve të Parisit, janë sulme kundër të gjithë njerëzve anë e kënd botës që besojnë në paqen dhe lirinë, sepse Franca është atdheu i vlerave dhe idealeve më të larta politike të botës moderne, lirisë, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.Terrorizmi mund të lëndojë zemrat tona, njerëzit tanë, por kurrë nuk do t’ia dalë të thyej besimin tonë në këto ideale“, ka shkruar në librin e zisë, kryeparlamentari Veseli.
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë