Në Pogragjë të Klinës, gjatë punimeve ne ujësjellës, ekskavatorët kanë hasur në disa mbetje mortore.
Po dyshohet se mbetjet e gjetura janë te dy viktimave por akoma nuk dihet nëse janë viktima nga lufta e fundit, shkruan portali arbresh.info
Lajmin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth ores 13:00 Policia e Klinës është njoftuar nga një fshatar se në fshatin Pogragje të Klinës, gjatë punimeve në kanalin e ujësjellësit kanë hasur mbetje mortore. Pas marrjes së informacionit Policia ka dalë në vendngjarje. Është njoftuar njësiti për të zhdukur, ndërsa ende nuk dihet se për cka bëhet fjalë”, tha Gashi.
Policia ishte në vend të ngjarjes. /arbresh.info/



KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...