Rusia ka prodhuar grumbullin e parë në botë të 17,000 doza të vaksinave COVID-19 për kafshë. Vendi e krijoi vaksinën Carnivac-Cov në Mars pasi testet treguan se gjeneronte antitrupa kundër COVID-19 në qen, mace dhe dhelpra.
Grupi i parë do të furnizohet në disa rajone të Rusisë. Rregullatori Rosselkhoznadzor, në një deklaratë është shprehur se kompanitë nga Gjermania, Greqia, Polonia, Austria, Kazakistani, Taxhikistani, Malajzia, Tailanda, Koreja e Jugut, Libani, Irani dhe Argjentina kishin shprehur interes në blerjen e vaksinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim në lidhje me rrezikun e transmetimit të virusit midis njerëzve dhe kafshëve.
Rregullatori rus ka thënë se vaksina do të jetë në gjendje të mbrojë speciet e prekshme dhe të pengojë mutacionet virale.
Rreth 20 organizata janë gati të negociojnë regjistrimin dhe furnizimin e vaksinës në vendet e tyre. Dosja për regjistrim jashtë vendit, veçanërisht në Bashkimin Evropian, është në përgatitje e do të përdoret menjëherë për procesin e regjistrimit./express/
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...
‘1 Tetori’ arenë e përballjeve të dy gjysmëfinaleve të kthim...
“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, lirohet Haxhi Shala
‘Dardanët’ në mbështetje të protestës “Drejtësi, jo po...
OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luf...