Shkëndija, skuadra nga Tetova edhe zyrtarisht shpallet kampion në ligën e Maqedonisë së Veriut, pas fitores me rezultat 3-1 ndaj Borecit.
Sot u luajt xhiroja e 29 në ligën e Maqedonisë së Veriut ku Shkëndija si vendase priti skuadrën e Borecit.
Në pjesën e parë, konkretisht në minutën e 13-të, Egzon Bejtullahi shënoi një auto-gol duke iu dhënë përparësi miqve, e duke mbetur në presion përgjatë gjithë pjesës së parë.
Pjesa e dytë erdhi me një ndryshim të dukshëm, me një lojë fantastike të Shkëndijës, ku për 7 minita shënuan tre gola.
Ishte Murati që barazoi rezultatin në minutën e 62-të, e pas tre minutash nuk vonoi as Besart Ibrahimi me golin e dytë në minutën e 65, për t’i dhënë avantazh skuadrës.
Thellimi i rezultatit erdhi me golin e Hebajt në minutën e 69-të.
Me këtë fitore Shkëndija shpallet Kampione në ligën e Maqedonisë së Veriut për sezonin 2020/2021.
Klubi shqiptar e përfundoi sezonin para kohe, pasi që aktualisht ka grumbulluar 68 pikë, 13-të më shumë se vendi i dytë, Shkupi./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...