Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski bashkërisht me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolloski, sekretarin e Përgjithshëm, Gjorgjija Sajkovski, deputetët Ane Lashkoska, Vllado Misajllovski dhe Bojan Stojanoski u bashkëngjit në protestën ku kërkohet lirimin i të dënuarve për ngjarjet e 27 prillit.
“Japim mbështetje dhe kërkojmë lirimin e mbrojtësve të Kushtetutës, ata nuk mund të jenë terroristë, ata janë qytetarë të ndershëm të këtij vendi”, shkroi Mickoski në “Facebook”.
Në marshin protestues dëgjohen këngë nacionaliste maqedonase, ndërsa mund të lexohen edhe parrollat “Liri për patriotët maqedonas”, “Liri për Goran Angllov”, “Liri për Igor Jug”.
Ndryshe, në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, me 211 vite burg morën 16 të akuzuar, ndërsa në shkurt të këtij viti, Gjykata e Apeli i uli dënimet në 188 vite burg për të akuzuarit./Telegrafi/
Nis takimi i kryeparlamentarëve Haxhiu e Peleshi
Droni që goditi bazën britanike ishte iranian, konfirmon pre...
Arteta pas fitores ndaj Chelsea-s: Fitore e madhe
Transferoi 70 mijë euro përmes bankës, Prokuroria i ngre akt...
330 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes – po...
Begaj: Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm hi...