Ish ushtari i UÇK-së, Xhafer Gashi, ka folur në emisionin Pressing në T7 lidhur me Betejën e Koshares.
Kur është pyetur për kahun politik të Agim Ramadanit, të cilin e kishte shok të mirë gjatë luftës, ai ka thënë se Ramadani nuk i ka takuar asnjë krahu politik.
“Është shumë e vërtetë. Agim Ramadani nuk i takoi asnjë grupimi politik. Kemi qëndruar shumë kohë bashkë edhe në kohës a kemi qenë në Zvicër. Agimi ka qenë poet e shkrimtar. Është marrë me veprime të ndryshme kulturore gjatë kohës atje. Agimi ishte i të gjithëve. Njëjtë ishte edhe Sali Cekaj”, tha ai.
Tutje ai tregoi edhe organizimin e luftës duke thënë se serbët e përjetuan ferrin në Koshare.
“Mendoj se të gjithë të rënëve u takon lavdia për lirinë që e gëzojmë. Kurse sa u përket deklaratave të ndryshme unë mendoj se kjo është për shkak të prizmeve prej ku e kanë shikuar ngjarjet që kanë ndodhur. Disa edhe politikisht. Lufta ka qenë e drejtuar nga eprorë të njohur dhe të aftë me përvojë edhe në luftëra tjera. Ajo cka ka ndodhur atje është më mirë të pyetet kundërshtari. Jo rastësisht e kanë quajtur “Ferri i Koshares”. Ka qenë ferr për ta. Kemi pasur koordinimi dhe vëzhgime të lëvizjeve të armikut. Lazarevic ka thënë se kanë sulmuar mbi 5 mijë njerëz. Edhe ashtu është dukur. Kur është sulmuar një njëri dhe ka thirrur tjerët, derisa kanë qenë të përgatitur njësia tjetër vetëm ka filluar sulmi dhe i kishim mposhtur”, shtoi ai. / Express/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...