Sot në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara diskutohet raporti për Kosovën i Sekretarit Gjeneral.
Në raportin 23 faqesh bëhet e ditur se Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë ofroi mbështetje për aktivitetet thelbësore të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës në punën e tij mbi personat e zhdukur.
Më 16 nëntor 2020, ekspertë nga Misioni, Komisioni Qeveritar Serb për Personat e Zhdukur dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës zbuluan mbetjet njerëzore në Kizhevak, një vend i madh gurorë në Serbi.
“Ekspertët e misionit do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë, pasi punimet e zhvarrosjes pritet të rinisin në tremujorin e dytë të 2021”, thuhet në raport, shkruan arbresh.info.
Misioni ka punuar që nga viti 2015 në Kiževak në kërkim të eshtrave njerëzore dhe ekspertët e tij kriminalistikë më në fund identifikuan zonën e saktë duke krahasuar fotot ajrore, duke ngushtuar kërkimin në koordinata specifike, të cilat çuan në zbulimin e mbetjeve njerëzore./arbresh.info/
Në KS të OKB-së, do të përmendet edhe njohja e Kosovës nga Izraeli
Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, vëzhgojnë procesin e gërmimeve në Kizhevak
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...