Ahmet Sadriu, zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, duke komentuar mbi sulmet terroriste që goditën Francën në mbrëmjen e së premtes, ka thënë se BIK-u tashmë e ka dhënë qëndrimin karshi kësaj situate dhe se si institucion fetar po bën gjithçka që t’i pengojë të rinjtë të shkojnë në Siri.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai është shprehur se sulmuesit që po thirren në emër të islamit, nuk kanë të bëjnë me fe dhe e tërë kjo fushatë terroriste është anti-islam.
“Bashkësia Islame e Kosovës e dënon rëndë këtë akt terrorist dhe sigurisht shprehim solidaritet dhe dhimbje për viktimat e këtij akti. Kjo na shqetëson shumë sepse kemi të bëjmë me diçka që po bëhet në emër të fesë dhe islamit. Një gjë është e qartë, terrorizmi nuk ka fe, s’ka gjuhë e as traditë, është thjesht terrorizëm. Ata që e bënë këtë sulm, janë armiq të islamit, të gjitha aktet e dhunshme e kriminale janë anti-islamike dhe po i japin imazh negativ këtij religjioni. Mesazhi i islamit është paqja dhe qetësia mes njerëzve, dhe krejt kjo që po ndodhë në emër të fesë islame është kundër asaj që predikon kjo fe”, është shprehur Sadriu.
Sadriu po ashtu thotë se edhe institucionet fetare në Kosovë por edhe familjet si themel i shoqërisë, kanë përgjegjësi të madhe në parandalimin futjes së kësaj ideologjie në vend. Sipas tij, BIK-u duhet ta ndalë këtë të keqe.
“Ne si institucion fetar kemi bërë thirrje që të mos e marrin rrugën e xhihadit për shkak se atje s’ka kauzë, s’dihet se pse luftohet. Demokracia e re në Kosovë, ka ndikuar që të hyjnë e të dalin njerëz me ndikime të ndryshme. BIK-u është munduar që përmes imamëve në Kosovë të përçojë mesazhin e qartë të fesë islame, por ndikimet nga jashtë s’e kanë lënë islamin të zhvillohet në mënyrën tradicionale që e njohim. Duhet ta kemi situatën nën kontroll dhe s’duhet t’i lëmë të rinjtë që të bien pre e ndikimeve të ndryshme. Është përgjegjësi e jona dhe e familjeve që të fillojnë t’ia ndalin hovin kësaj të keqeje”, përfundon Ahmet Sadriu.
Vengu: Bashkëpunimi me SHBA hap mundësi të reja për trupat s...
Teheran i qetë pas protestave, arrestimet dhe bllokimi i int...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet i dysh...
Jurgen Klopp, objektivi i Real Madridit
Rama paralajmëron ndryshime kushtetuese, thotë se nga 140 de...
Arrestohet person i kërkuar për vrasje në tentativë në Feriz...