Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët e ka akuzuar Ministrinë e Kulturës, se po vazhdon me diskriminimin e shqiptarëve.
Sipas kësaj partie, pas programit të kulturës në të cilën fondet e ndara për shqiptarët ishin minimale, tani Agjencia e Filmit, po bën diskriminimin e radhës.
“Nga fondi i përgjithshëm i kësaj agjencie, për shqiptarët është ndarë vetëm 11 për qind. Përveç diskriminimit në fonde që bën Agjencia e Filmit, ajo po ashtu diskriminon shqiptarët edhe në aspektin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe promovimit të artistëve apo regjisorëve shqiptar. Agjencia e Filmit këtë vit ka mohuar autorin, regjisorin shqiptar. Edhe ato dy projekte që ka ndarë, i ka dhënë në profile të ndryshme, si aktor që bëjnë regji, s`ka asgjë të keqe këtu, por nuk mund ta anashkalosh profesionistin”.
“Kjo është ofenduese dhe shihet se askujt nuk i bëhet vonë për projektet shqiptare. Përmes këtij reagimi, ftoj të gjithë producentët, regjisorët, aktorët me një fjalë, gjithë artistët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, që të themelojmë një shoqatë jo qeveritare përmes së cilës, do të mbrojmë të drejtat e autorëve shqiptarë. Departamenti i kulturës i yni i shoshit këto padrejtësi, dhe do të ndërmarrim hapa konkret në këtë drejtim”, tha Muzafer Etemi nga Aleanca për Shqiptarët.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X