Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe si rezultat i provave materiale dhe dëshmive relevante, sot më 06.04.2021 në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ka realizuar operacionin policor mbi dyshimin e bazuar se disa persona janë përfshirë në veprën penale “Fajde”.
Referuar hetimeve të zhvilluara dhe urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, në proces janë aplikuar masat e fshehta teknike, ku gjatë monitorimit të këtyre masave janë siguruar informacione se personi (B.U., 1963) nga rajoni i Pejës, tanimë i arrestuar, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Fajde’.
I njëjti dyshohet se për veprën penale në fjalë ka përfituar shuma të larta parash nga persona të ndryshëm duke aplikuar përqindje të larta interesi, përderisa gjatë verifikimit ka rezultuar se është recidivist i kryerjes së veprave të ndryshme penale.
Nën mbështetjen e Njësisë Speciale Operative (NJSO), sipas Urdhëresës së Gjykatës për kontroll/bastisje në pronën gjegjësisht shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar.
Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...