Zëvendëskryeministri i parë Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.
Ambasadori Davenport uroi Zëvendëskryeministrin e parë për marrjen e detyrës, duke ofruar mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë në fusha të ndryshme relevante ku ata kanë ekspertizë, shkruan arbresh.info.
Zëvendëskryeministri i parë Bislimi e falënderoi atë për vizitën dhe i uroi njëkohësisht edhe Ambasadorit marrjen e detyrës së re si Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Një ndër temat e diskutimit ishte interesi dhe vullneti i qeverisë dhe donatorëve që të punojnë në drejtim të koordinimit më të mirë të burimeve dhe mjeteve donuese.
Në fund të takimit, të dy falënderuan njëri tjetrin për kohën dhe gatishmërinë./arbresh.info/
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin